Pas finales Spanja – Argjentina 1-0 në MetLife me golin e Ferran Torres në shtesë, një tifoze argjentinase Gisela Sánchez e hapi një peticion në Change.org që ka mbledhur mbi 80 mijë firma, duke kërkuar nga FIFA riluajtjen e ndeshjes.

Arsyeja? Sipas saj, gjyqtari slloven Slavko Vincic pati një paraqitje me “polemika dhe korrupcion” dhe me vendimet e tij favorizoi Spanjën.

Në peticion shkruhet se video që qarkullojnë online tregojnë vendime që “clearly favored one team over the other, altering the natural course of the match.”

Realiteti:

FIFA e ka të qartë: një peticion në Change.org, nuk ka asnjë efekt ligjor apo sportiv. Ndeshja riluhet vetëm në rrethana jashtëzakonisht të jashtëzakonshme, jo për debate për vendime të gjyqtarit.Kjo s’është hera e parë. Pas finales 2022, mbi 200 mijë francezë firmosën peticion për riluajtje ndaj Polakut Marciniak, Argjentina atëherë ju tha “mos qani”. Edhe para pak ditësh francezët bënë peticion për gjysmëfinalen Spanjë – Francë me mbi 82 mijë firma, zero efekt.Ironia: FIFA PO heton diçka, por jo gjyqtarin. Hetimi është për atë që ndodhi PAS bilbilit – Paredes që e kapi për qafe Eric Garcia dhe e shtyri Gavi-n (u përjashtua), Molina që dyshohet se e goditi Rodrin, dhe Ayala që e shtyri Olmon. Plus fakti që disa lojtarë të Argjentinës i kthyen shpinën kur Spanja e ngriti kupën dhe banderola për Falkland Islands pas gjysmëfinales me Anglinë.
Peticioni do shkojë 100k, 200k, por rezultati në MetLife mbetet 1-0 për Spanjën. FIFA nuk e rishikon rezultatin me firma online, e rishikon sjelljen pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts