Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën në Shtime, në një ngjarje tragjike që, sipas raportimeve në media, dyshohet të ketë ndodhur pasi ai u ngulfat me një copë mishi.
Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se Qendra Emergjente e Ferizajt ka njoftuar për një viktimë të gjinisë mashkullore, e cila ishte dërguar pa shenja jete nga Qendra Emergjente e Shtimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit për të mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.




















