Më shumë se 270,000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre ndërsa zjarret kanë përfshirë Francën jugperëndimore dhe Spanjën qendrore.
Zjarri në rajonin Gironde të Francës dhe një tjetër zjarr i madh në rajonin e afërt të Landes kanë detyruar 197,000 njerëz të evakuohen, tha më parë ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv
Rreth 73,000 persona janë evakuuar në Spanjë, sipas presidentes së komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso.




















