Gazeta Insajderi raportoi për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Insajderi mëson se personi i cili u sulmua nga sigurimi i klubit të natës ‘STOP’ në Gjilan, është Medin Veliu i cili është dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin një deshmitar i cili është dhe mik i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka rrëfyer për Insajderin se si ndodhi ngjarja.
Shefi i sigurimit dhe personat e personelit të janë të njohur në Gjilan për veprat penale dhe zullumin që ia sjellin popullit në jetën e përditshme, pra ata dhe familjet e gjera të tyre janë grupe të rrezikshme për shoqerin në gjilan dhe janë të njohur për të gjithë qytetaret dhe sipas qytetareve në Gjilan, ku thonë që: shumë……..gjatë i ka shkuar kungulli mbi ujë Xheles me shokë dhe sipas tyre keta janë kategori që i bëjnë të gjitha të zezat në Gjilan dhe rrethinë dhe shumë njerëz janë në hall nga ta dhe për para ata janë në gjendje me i kry të gjitha punet kriminale dhe më të ulëta njërëzore, morale etj.