Oleksiy Goncharenko, deputet ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.
Goncharenko ka shkruar se Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët “nëse Serbia e pushton Kosovën”.
Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.
Sipas tij, Kosova po vjen në realitetin ku Ukraina jeton tash e 5 muaj.
Realiteti në të cilin jeton gjithë Ukraina për 5 muaj erdhi në Kosovë. Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota t’i ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, shkroi Goncharenko.
If Serbia invades #Kosovo, we should defend the Kosovars. 🇺🇦 is ready to act with our troops on the ground. 🇷🇸 is trying to start an aggressive war. Precisely according to Putin's method. As I said, #Serbia is Putin's Trojan horse in Europe. War anywhere in the world is terrible.
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) July 31, 2022