Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim komandantin e Task Forcës së Aleancës, admiralin George M. Wikoff.

Gjatë vizitës në Kampin Novo Selo, admirali Wikoff u informua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe angazhimet e përditshme të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ai gjithashtu zhvilloi takime me personelin e KFOR-it, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş e shoqëroi në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë Vijës Kufitare Administrative, ku u prezantuan aktivitetet patrulluese dhe prania e misionit në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts