Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur të hënën në Kampin Novo Sellë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), admiralin George M. Wikoff.

Gjatë vizitës në Kosovë, admirali Wikoff është informuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe për angazhimet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të një ambienti të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët.

Ai gjithashtu ka zhvilluar takime me pjesëtarë të misionit të KFOR-it, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş e ka shoqëruar në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare administrative (ABL).

Gjatë këtij fluturimi, komandanti i KFOR-it i ka prezantuar admiralit Wikoff aktivitetet e patrullimit dhe praninë e trupave të KFOR-it përgjatë kësaj zone.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 29 Korrik
Ngjarjet e datës 29 korrik
Nesër shfaqet Hëna e plotë e korrikut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts