Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Në aksidentin tragjik janë përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura, ku si pasojë e plagëve të marra një 19 vjeçar ka humbur jetën.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.