Ekipi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” është sulmuar me armë nga një person, derisa ishin duke i inspektuar lidhjet ilegale.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.

Ai deklaroi se i dyshuari është në arrati.

“Personi në fjalë dyshohet për disa vepra “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Mbajtje e paautorizuar e armës dhe përdorim i armës”, deklaroi Preteni për klankosova.

Kërkimet për kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë edhe më tutje nga autoritetet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts