Kryetarja e kuvendit, njëherësh u.d. së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për të premten një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.
Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.
“Rendi i ditës: Përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.




















