Paraditen e së premtes ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, me kryetare të trupit gjykues gjyqtaren Violeta Namani.

Të akuzuar në këtë rast janë Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ata ngarkohen me veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Procesi gjyqësor po zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi, sipas Prokurorisë, ata kanë qenë të paarritshëm për organet e drejtësisë deri në ngritjen e aktakuzës.

Gjykata kishte bërë thirrje publike që të akuzuarit të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve kompetente të Republikës së Kosovës, ndërsa seanca e së premtes shënon nisjen zyrtare të procedurës gjyqësore në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts