Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person tjetër, ka sulmuar fizikisht një qytetar pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht 2026, rreth orës 20:00. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.




















