Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në një lidhje direkte në Politiko me Kushtrim Sadikun, ka komentuar temën e debatit mbi Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas Tahirit, Asociacioni i regjistruar si organizatë joqeveritare, do të sjellë probleme serioze politike.
“Kjo puna e Asocacionit është një çështje politike që duhet të trajtohet shumë seriozisht. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015 e ka rrëzu këtë marrëveshje e cila bie ndesh me parimin kryesor të funskionimit të shtetit tonë. Pasi aty thuhet që thuhet që duhet me vështru kompetencën e parë, që është zhvillimi lokal, arsim etj. Në momentin kur në Kuvendin e Asocacionit kemi njerëz të zgjedhur që janë njerëz të asambleve komunale të komunave, realisht fuqia e një Asoacioni që është e regjistruar si OJQ, ka ndikim serioz e politik. Si do të trajtohet krejt kjo në raport me marrëveshjen finale, është çështje e Qeverisë sonë”, ka shtuar Tahiri.