Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se për herë të parë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babic” të Ushtrisë Kroate.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka njoftuar se trajnimi u përmbyll pas një marshimi taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.

Në këtë program, ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve të huaj deri më tani.

“Marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare. Programi kërkues zhvillon qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, lidershipin dhe aftësinë për të marrë vendime në rrethana sfiduese.Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë. Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Falënderoj homologun tim, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts