Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se nuk duhet të ndalohet shamia për vajzat e moshës mbi 16 vjet.
Ai i ka kërkuar kryeministrit, që mos të lejojë shaminë, nëse e don Kosovën të hapur ndaj Perëndimit, përcjell Bota sot.
Lajçi ka thënë se Kurti duhet të merret me kërcënimet e Serbisë për luftë në Kosovë, e mos të merret me “mjekra”, që sipas tij, atyre s’iu intereson Kosova e lirë.
Aktori ka thumbuar edhe deputeten Duda Balje.
Reagimi i Lajçit në Facebook:
Albin, pse shamia?
Nëse e do atdheun, na duej edhe neve e merre pak edhe mendimin tonë!
Nëse e do Kosovën e hapun ndaj perëndimit, mos u mbyll n’vetvete, se mbyllemi edhe neve!
Nëse e do buzëqeshjen tande e ballin e shpluem, mos i mbulo femnat me shamia!
Lindëm të pa mbuluem, se Zoti e deshti bimën e vet të dëlirë, jo t’kapërthurun!
Harroje Dudën që sa herë fryhet me botoks, zhvishet e sa herë shterret, mbulohet!
Harroi hoxhallarët, se ata i ka verbua besimi i paguem!
Kosova asht perëndimore, jo arabe!
Albin!
Merru me kërcënimet serioze serbe e mos u lësho në allashvëreshin e mjeranëve me mjekrra e pantallona t’shkurtueme, (si mendët e tyne t’errëta), se atyre s’iu intereson Kosova e lirë! Ju intereson parja e agjenturave t’huaja.
Pastroje rrethin e ngushtë e t’gjanë lum vëllau, se kahje t’keqe ke marrë!
Këta jemi ne, n’Kosovën e “njimijë e nji netëve”, të dy dekadave rrjepcore!