Baseli ka shënuar fitore 4:2 ndaj Thunit në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës.

Në fitoren e skuadrës së tij kontribuoi edhe Xherdan Shaqiri, i cili realizoi golin e parë të sezonit.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova e gjeti rrjetën në minutën e 75-të, duke shënuar për 4:1 dhe duke vulosur një paraqitje të mirë të Baselit.

Thuni arriti të shënojë edhe një gol në fund, por nuk mundi ta ndryshojë fatin e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts