Shqiptarë nga diaspora pritet të mblidhen sot, të dielën më 27 shtator, në disa qytete të Evropës, në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protestat organizohen nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa thirrjet për pjesëmarrje u janë drejtuar shqiptarëve në diasporë.

Tubimet janë paralajmëruar në Londër, Oslo, Graz, Gjenevë, Treviso, Karlsruhe, Lindau, Nuremberg dhe Shkup.

Në Londër, protesta është planifikuar nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace. Në Oslo, tubimi do të mbahet nga ora 13:00 deri në 14:00, në Eidsvolls Plass.

Në Graz, protesta është paralajmëruar në Hauptplatz, duke filluar nga ora 12:00, ndërsa në Gjenevë në Place des Nations, nga ora 14:00.

Tubime janë paralajmëruar edhe në Treviso, në Piazza delle Istituzioni, nga ora 14:30 deri në 18:00, si dhe në Karlsruhe, në Marktplatz, nga ora 15:00.

Në Lindau, protesta do të mbahet në Altes Rathaus, në Bismarckplatz, nga ora 15:00, ndërsa në Nuremberg organizatorët kanë paralajmëruar nisjen e protestës në orën 14:00 nga Kornmarkt.

Një tubim do të mbahet edhe në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 14:00.

Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim. Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tubim në Prishtinë më 1 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts