Drita ka vendosur për trajnerin e ri pas ndarjes së rrugëve me Zekirija Ramadanin.

Në krye të kampionëve të Kosovës do të rikthehet Ardian Nuhiu, i cili do ta nisë aventurën e dytë me skuadrën nga Gjilani, rreth tre vjet pas largimit të tij të parë.

Nuhiu së fundmi ishte pjesë e Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Shkëndijën dhe Gjilanin. Te këto skuadra, megjithatë, nuk arriti të regjistronte rezultatet e pritshme.

Tani, trajneri 45-vjeçar rikthehet te Drita me objektivin për të përsëritur sukseset e mëparshme dhe për ta mbajtur skuadrën në garë për trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts