“FOL SHQIP” – Fjalori që na rikthen te fjalët shqipe

Në një kohë kur përdorimi i fjalëve të huaja është bërë pjesë e komunikimit të përditshëm, libri “Në vend të fjalës së huaj – FOL SHQIP”, me autor Dr.Sc. Burim Dërmaku, vjen si një kontribut për ruajtjen dhe përdorimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe.

 

Ky fjalor shpjegues përmban rreth 2,000 fjalë, të mbledhura dhe të hulumtuara nga autori për më shumë se dy dekada. Qëllimi i tij është t’u ofrojë lexuesve alternativa shqipe për fjalët e huaja që përdoren shpesh në komunikimin e përditshëm, në media, administratë dhe fusha të tjera.

Mesazhi i librit është i thjeshtë dhe domethënës: Në vend të fjalës së huaj, FOL SHQIP!

Sipas autorit Dr.Sc. Burim Dërmaku, libri është menduar si një doracak praktik që mund të mbahet në shtëpi, në punë apo të përdoret nga të gjithë ata që dëshirojnë ta pasurojnë fjalorin dhe ta përdorin më shumë gjuhën shqipe.

“FOL SHQIP” – Fjalor, me autor Dr.Sc.Burim Dërmaku, mund ta gjeni në libraritë kryesore në Kosovë.

Një libër për të gjithë ata që e duan gjuhën shqipe dhe duan ta ruajnë, ta pasurojnë dhe ta përdorin me krenari.

FOL SHQIP – sepse gjuha është pjesë e identitetit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts