Ka nisur nata e 15-të e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Edhe sonte, një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Qytetarë nga Prishtina dhe vende të tjera kanë dalë në shesh, ndërsa protesta po vazhdon me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atmosfera në shesh është e ngarkuar me emocione, ndërsa qytetarët po qëndrojnë të mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit.
Protestat kanë nisur pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo është nata e 15-të radhazi që qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër këtij vendimi.




















