Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Erdogan Celina, figurë e shquar e futbolli kosovar.

Agim Ademi, president i FFK-së, ka shkruar se Celina i përkiste brezit të artë të futbollit të Kosovës.

Celina si futbollist luajti për Prishtinën si dhe Trepçën me të cilën ishte pjesë e finales së Kupës së Jugosllavisë në vitin 1978.

“Por Erdogan Celina nuk ishte vetëm një futbollist i madh. Ai ishte lider, kapiten dhe model për bashkëlojtarët e tij. Ishte kapiten i ekipit ku luante, por në një kuptim më të gjerë ishte edhe kapiten i një gjenerate të tërë futbollistësh të Kosovës. Me karakterin, korrektësinë, qetësinë, profesionalizmin dhe mënyrën e tij të veçantë të komunikimit, ai gëzonte respektin e të gjithëve. Ishte një kapiten model, një sportist model dhe mbi të gjitha një njeri model.”- ka shkruar Ademi në letrën e tij të ngushëllimit.

Si trajner, Celina drejtoi Lirinë e Prizrenit por edhe dha kontribut në ekipin kombëtar U21 të Kosovës.

“Në emrin tim personal dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Celina, të afërmve, miqve, bashkëlojtarëve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit të futbollit.”- shkroi Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts