Përparim Rama, i është bashkuar nismës legjislative qytetare të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), për ndryshimin e Kodit Penal.

Rama ka përmendur tri arsye bazë se pse e ka nënshkruar sot peticionin.

“Ky Kryeministër:
Ka shpërfillur vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Ka refuzuar dhe përçmuar prokurorët e Republikës së Kosovës
Ka përdorur paranë publike për përfitime elektorale
Këto nuk janë vetëm shkelje. Janë rrezik për demokracinë dhe shtetin tonë.
Prandaj sot iu bashkova qytetarëve dhe nënshkrova peticionin që kërkon përgjegjësi penale për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Kushtetueses dhe keqpërdorimin e parasë publike për përfitime elektorale.
Fakti që qytetarët po e thonë gjithnjë e më qartë se askush nuk është mbi Kushtetutën e ligjin dhe paraja publike nuk është pronë partiake, dëshmon rritjen e vetëdijes qytetare dhe kjo është e shëndetshme për demokracinë tonë.
Kosova është shtet i të gjithë. Nuk është pronë e një partie, e aq më pak e një njeriu” shkruan Rama në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts