Ministria e Financave organizon eventin “Beyond Compliance – Ndërtimi i ekonomive të qëndrueshme përmes integritetit financiar”. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, zv. ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Silke Bellmann. (Hotel “Courtyard by Marriott”, Prishtinë, ora 09:30-16:00)

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me ERA Group, organizon tryezën me temën “Koordinimi ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit”. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 10:00)

 

Dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare “Twin Transformation: Reconceptualizing Organizations and Ecosystems”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës.  (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

 

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit mbi ndikimin e Udhëzimit Administrativ nr. 03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi. (Institucioni i Avokatit të Popullit, salla e takimeve, kati IV, ora 10:00-12:00)

 

Mbahet eventi “Gati për t’u Lidhur: Festimi i përfundimit të shtrirjes së WiFi4WB në Kosovë”. Marrin pjesë Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Dirk Schübel, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Silke Bellmann, zëvendësambasadore e Gjermanisë në Kosovë, Përparim Rama, kryetar i Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00 – 12:00)

 

 

Hapja solemne e FOTOIST 2026. (Sheshi i hotelit “Grand”, Prishtinë, ora 18:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts