Sot u mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Legjislacionit të VIII-të të Kuvendit të Komunës së Istogut, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Enver Rugova.
Në mbledhje mori pjesë Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, së bashku me ekzekutivin dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, të cilët ishin të pranishëm në këtë seancë.

Gjatë mbledhjes u shqyrtua Raporti i Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, breshëri, i datës 20 korrik 2026.
Në mënyrë të veçantë u shqyrtua gjendja e dëmeve të shkaktuara në territorin e Komunës së Istogut, me fokus dëmet e pësuara nga fermerët dhe kulturat bujqësore.

“Pas shqyrtimit, raporti do t’i përcillet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të ndërmarrjes së hapave të mëtejmë institucionalë dhe vlerësimit të mundësive për mbështetjen e fermerëve të prekur.
Komuna e Istogut shpreson që Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes institucioneve përkatëse, do t’i përgjigjet kësaj situate dhe do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për fermerët që kanë pësuar dëme nga breshëri.
Komuna e Istogut do të vazhdojë të angazhohet dhe të bashkëpunojë me institucionet qendrore për adresimin e dëmeve dhe mbështetjen e fermerëve të preku”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts