Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Ferizaj një person të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Operacioni është zhvilluar rreth orës 21:00 nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, përfshirë Stacionin Policor në Ferizaj.

Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet N.R., shtetas i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pasi dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts