Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit ose presidentes së re.
Në takim po marrin pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deputetja e zgjedhur Arbërie Nagavci, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, si dhe Vjosa Osmani, raporton EO, transmeton Sinjali.
Takimi po zhvillohet me synimin që palët të gjejnë një marrëveshje për presidentin e ri dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
Kurti tha se diskutimet po zhvillohen me vullnet të mirë dhe kërkoi që detajet të mbahen konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje.
“Po vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, në mënyrë që vendimin bashkërisht ta sjellim për emrin e presidentit apo presidentes së re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti.















