Termokos ka nisur furnizimin me ngrohje për sezonin 2026/2027 në Prishtinë, por fillimisht me kapacitet të kufizuar.
Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimi do të rritet gradualisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së pajisjeve dhe funksionimit të qëndrueshëm të sistemit.
Për prodhimin e ngrohjes, Termokos ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u, ndërsa ka bërë të ditur se procesi i prodhimit dhe shpërndarjes ka filluar me sukses.


















