Ka vdekur një i ri, i cili para disa javësh ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ky i fundit ka theksuar se viktima ishte aksidentuar me 14 gusht, dhe se i njëjti kishte qenë në trajtim mjekësor në QKUK.
















