Një shtetas kosovar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Finlandë.
Sipas policisë finlandeze, viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përplas nga një automjet.
Policia ka bërë të ditur se drejtuesi i veturës që shkaktoi aksidentin dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet finlandeze.















