“Ora e Pritjes”, e vendosur në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ka nisur numërimin mbrapsht edhe jashtë Kosovës.

Aktiviteti është zhvendosur në Dyseldorf të Gjermanisë, ku në qendër të qytetit është vendosur “Ora e Pritjes”, duke shënuar për herë të parë shtrirjen e kësaj nisme në Evropë.

Sipas organizatorit, Hektor Beqiri, iniciativa synon të shprehë mbështetjen e mërgatës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe pritjen për përfundimin e procesit dhe kthimin e tyre në Kosovë.

Numërimi është vendosur të vazhdojë deri më 16 shtator, ndërsa organizatorët synojnë që mesazhi i kësaj nisme të përcillet edhe te komuniteti shqiptar jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts