Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e portierit belg Lucca Brughmans nga Genku.

Portieri 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin anglez, por nuk do të bashkohet menjëherë me Liverpoolin.

Brughmans do ta kalojë sezonin 2026/27 te Genku në formë huazimi, ndërsa në verën e vitit 2027 do të udhëtojë drejt Anglisë për t’iu bashkuar Liverpoolit.

Marrëveshja mund të arrijë deri në 35 milionë euro, përfshirë bonuset. Kjo është një shumë e madhe për një portier vetëm 18-vjeçar, i cili ka pak përvojë në futbollin profesionist.

Brughmans është rritur në akademinë e Genkut dhe sezonin e kaluar debutoi me ekipin e parë. Para kësaj, ai kishte zhvilluar 32 ndeshje me ekipin e dytë.

Pas debutimit, portieri belg fitoi vendin si titullar dhe vazhdoi të aktivizohej edhe në fillim të sezonit të ri.

Liverpooli e ka transferuar Brughmans duke e parë si një portier për të ardhmen. Klubi anglez ka vendosur ta lërë edhe një sezon në Belgjikë, në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë dhe të fitojë përvojë para se të transferohet në “Anfield”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts