PDK mban sërish aktivitet para objektit të Qeverisë. (Objekti i Qeverisë, ora 07:30)
Shpallja e aktgjykimit ndaj Xhelal Sveçlës, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Salla e takimeve, në katin VI të objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 10:00)
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë e përurimit të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në dy ndërtesat publike në Komunën e Vitisë, SHFMU “28 Nëntori” dhe Qendra për Punë Sociale. (Viti, ora 10:30)
Instituti për Aksion Afirmativ mban aksion rreth vdekjeve të vazhdueshme të punëtorëve. (Pranë zyrave të Inspektoratit Qendror të Punës , Rr. Qamil Hoxha, Prishtinë, ora 11:00)




















