Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish lidhur me refuzimin e votimit nga gjashtë deputetë të partisë për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiun.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, e që sipas tij janë zgjedhjet e reja.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses. Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Je shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts