
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Sipas burimeve, takimi ka nisur rreth orës 16:00.
Dje, gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes së arritur mes dy liderëve për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.
Abdixhiku tha se ndjeu keqardhje, ndërsa Kurti deklaroi se situata e re kërkon takime të reja.


















