Ka ndërruar jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj, me një telegram ngushëllimi emocional.
Afrimi ishte bashkëluftëtari i orëve të para të Haradinajt, në Gllogjan.
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut” shkroi Haradinaj.
Ky është mesazhi i plotë i tij:
Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes atdhetare Mehmetaj, miqve e bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut.
U prehsh në paqe!

















