Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.
Këto punime janë paraparë të fillojnë sot dhe do të zgjasin një muaj.
Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Gjykata Supreme u ka bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative, deri në përfundim të punimeve.