Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke shprehur keqardhje për atë që e cilëson si përplasje për interesa të brendshme partiake.
“S’rrotullohet shteti për një ambicie.
Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se LDK-ja, sipas tij, është identifikuar historikisht me një qasje tjetër politike.
“LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”, ka deklaruar ai.
Në fund, Abdixhiku ka shtuar: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”




















