Platforma “Liria Ka Emër” ka ndarë skenarin për marshin e sotëm të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së në sheshin “Skënderbeu”.
Folës kryesorë do të jenë kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, si dhe ai i AAK’së, Ardian Gjini, ndërsa nga artistët më të njohur do të performojnë Shkurte Fejza e Arif Vladi.
Organizatorët kanë thënë se kanë ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare shqiptare për të qenë folës në këtë organizim, por se ftesës i janë përgjigjur vetëm Hamza e Gjini.
Marshi do të nisë nga ora 14:00.
SKENARI – MARSHI PËR LIRI
Moderator: Berat Miftari
12 shtator | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
HAPJA ARTISTIKE
Arbnora Zogiani interpreton:
“Pa duvak s’ka me u ba nuse”
HAPJA ZYRTARE E MARSHIT
BERAT MIFTARI
Ftoj në skenë dy përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”:
Ismail Tashollin dhe Eliza Hoxhën!
HYSNI GUCATI
[Flet Hysni Gucati.]
LIRJONA SYLEJMANI – vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani
[Flet Lirjona Sylejmani.]
ARIF VLADI – “MARSHI I UÇK-së”
[Interpreton Arif Vladi.]
ARDIAN GJINI – kryetari i Aleancës për Kosovën
[Flet Ardian Gjini.]
BEDRI HAMZA – kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës
[Flet Bedri Hamza.]
BUNA MUSTAFA – vajza e Sali Mustafës – Calit
[Flet Buna Mustafa.]
SHKURTE FEJZA
SHKURTE FEJZA me himin e shqiptarëve “Mora Fjalë”




















