Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Përmes një reagimi, Mustafa ka thënë se Kosova kërkon drejtësi dhe trajtim të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts