Gazetari dhe historiani Marin Mema ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në reagimin e tij, Mema shprehet se vendimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e shqiptarëve dhe ngre pikëpyetje mbi drejtësinë e proceseve gjyqësore në Hagë.
“Sot është koha për t’u bërë bashkë! Sot është koha që përtej çdo ndasie, të jemi shqiptar!”, shkruan Mema.
Ai thekson se historia e Kosovës nuk mund të përcaktohet vetëm nga një vendim gjykate, duke kujtuar viktimat e luftës, të rënët dhe ata që, sipas tij, luftuan për lirinë e Kosovës.
“Haga mund të ketë dhënë një verdikt të sajin, por historia nuk është pronë e Hagës dhe asnjë gjykate të specializuar”, shprehet Mema në reagimin e tij.



















