Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, kryetari i PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, ka publikuar një fotografi me djalin e Thaçit, Endritin.
Në fotografi, Endriti shihet duke buzëqeshur, ndërsa Krasniqi ka thënë se ai qëndroi i fortë edhe pas vendimit të gjykatës.
“Endriti, edhe pas marrjes së vendimit të gjykatës kriminale serbe ti qëndrove i fortë dhe i buzëqeshur, ashtu siç ishte babai yt, një lider i vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se pas përfundimit të kësaj dite po marrin rrugën drejt shtëpive të tyre, me dhimbje, por edhe me shpresë.
“Besojmë se shumë shpejt do të lirohen dhe drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Krasniqi.




















