Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili kishte kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij.

Ish-kreu i shtetit shqiptar kishte kërkuar që të mos i pezulloheshin afatet e paraburgimit, duke theksuar se nuk ka munguar në gjyq.

Kujtojmë që Meta po qëndron në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, raporton A2CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts