Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet e forcohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore, ka thënë ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

“Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Gjatë këtij aktiviteti, ushtarakët tanë dëshmuan përgatitje të lartë profesionale, disiplinë dhe zbatim të standardeve gjatë ekzekutimit të qitjeve.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e artilerisë, ngritjen e aftësive operacionale dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave tona”.”, ka shkruar Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts