Një person dyshohet të ketë kontrabanduar katër shtetas të huaj në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër viktima meshkuj shtetas të huaj. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar’, thekson policia.




















