Protesta që do të zhvillohet sot në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të shkaktojë pengesa të përkohshme në qarkullim, duke ndikuar edhe në funksionimin e transportit publik.

Drejtoria e Mobilitetit në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të masave të përkohshme të ndërmarra për menaxhimin e qarkullimit, linjat e autobusëve që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

Si pasojë, udhëtarët mund të përballen me vonesa dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Komuna e Prishtinës ndër të tjera ka bërë të ditur se ekipet e Drejtorisë së Mobilitetit po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e trafikut e mundësojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts