Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Llapit, në ndeshjen e javës së shtatë në Superligë.
Golat për skuadrën vendase i shënuan: Kote (2), Durmishaj dhe Zeka.
Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e nëntë pikëve.
Kurse skuadra e Tahir Batatinas mbetet me tri pikë në pozitën e parafundit.




















