Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate.

Sipas ministrisë, Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, nën pretendimet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte kërkuar lirimin e tij përmes një shkrese zyrtare drejtuar homologut kroat, Damir Habijan, si dhe kishte diskutuar rastin gjatë një bisede telefonike me të.

Ministria ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve të saj dhe të mbrojnë të drejtat e tyre përballë urdhër-arresteve të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts