Kreshnik Sopi, nga këshilli i protestave, ka konfirmuar për klankosova.tv se disa nga anëtarët e kësaj platforme do të shkojnë në hotelin ku po qëndrojnë “Dardanët” për të kërkuar që ata të bashkohen në protestën e sotme në Prishtinë.
Sopi tha se këtë kërkesë e kanë bërë edhe përmes emailit, por që nuk kanë marrë përgjigje kurse shtoi se do të kërkojnë që së paku kapiteni i Kosovës të marrë pjesë në këtë protestë.



















