Hoxhë Fatmir Latifaj ka rrëfyer disa muaj më parë në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimjen në Klan Kosova, momentin e rëndë kur humbi dorën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Latifaj tregoi se gjatë luftës kishte shërbyer kryesisht si ushtar në fshatrat e Drenicës. Ai rrëfeu se ngjarja kishte ndodhur pak ditë pasi kishte mbushur 19 vjeç.

“Kur i bëra 19 vjet, diku në malet e Dukagjinit, afër kufirit. Ju thashë shokëve, në një kohë ku minuti ishte jetë e vdekje, të uritur, të etur, gjendja shumë e rëndë, njerëz të vrarë gjithandej: ‘O Allah, çfarë gjendje. A e dini more që unë sot e kam ditëlindjen, i kam bërë 19 vjet’”, rrëfeu ai.

Latifaj tregoi me humor të hidhur se pas kësaj deklarate shokët e tij e kishin “ndëshkuar” duke i shqyer rrobat dhe duke i hedhur borë.

“Prej asaj date deri kur ndodhi, fiks 10 ditë. Më 1 mars ramë në pritë. Humba dorën se më shpërtheu bomba”, tregoi ai për Klan Kosova.

Sipas rrëfimit të tij, ai kishte mundësi të largohej, por vendosi të qëndronte për t’i mbrojtur bashkëluftëtarët.

“Për t’i shpëtuar 22 shokë, se kam mundur të largohem. Njeriu prej mëkateve që nuk falet është edhe me ia kthye shpinën vijës së frontit. Nga këto mësime që i dija, vendosa me dhanë jetën me i mbrojtur shokët. Krejt janë mirë sot”, u shpreh Latifaj.

Ai tregoi se kishte mbetur i plagosur rëndë, me dorën e humbur dhe nofullën e dëmtuar.

“Rashë shehadet. Deshti Zoti, iu thashë: ‘Mos më lini në duar të serbëve’. Ata shokët bënë të pamundurën për mua. Kisha edhe nofullën e shkatërruar, isha në rrezik për t’u bllokuar se komplet goja me gjak dhe pa vetëdije”, rrëfeu ai.

Latifaj tregoi edhe për një moment që, sipas tij, e përjetoi para se t’i kthehej vetëdija.

“Në ëndërr, para se të më kthehej vetëdija, e pashë veten të pranuar në universitet, të pranuar në Medine. Mendova se isha në Xhenet, por shumë shqiptarë të Turqisë na ndihmuan. Më treguan ku jam, nuk e dija”, tregoi ai.

N’SHPI te Hoxhë FATMIR LATIFAJ-lufta UÇK-së, humbja e dorës, pajtimi i gjaqeve e bashkëjetesa fetare

About Author
Yllka Gashi
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts