Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.
“Tre vjet më parë u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane.Ambasada ka theksuar se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme.
“Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në reagim.




















